Pas rritjes së cmimeve, qytetaret: Po hamë bukë e vaj

0

Pas miellit edhe çmimi i qumështit dhe produkteve të bulmetit kanë pësuar rritje. Në pikat e shitjes këto artikuj kushtojnë 10 apo 20 lekë më shumë, ndërkohë që qytetarët shprehen se  jetesa po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

“Njerëzit po vuajnë, a e dini që nuk kanë bukë me hëngër. Ja bën nëna me shishen e vajit dhe kripë.”

Paralelisht me produktet e tjera bazë së shportës ushqimore, edhe çmimi i qumëshit dhe nënprodukteve të tij ka pësuar rritje.

Nëse më parë një shishe të tillë qumështi e gjeje në supermarket të tregtuar me çmimin 130 lekë, tanimë i njëjti produkt është 150 lekë.

Qytetarët thonë se një rritje e tillë është e papërballueshme, duke qenë se pagat dhe pensionet kanë mbetur të pandryshuara.

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore nuk po ndalet, ndërsa qytetarët thonë se si pasojë e rritjes së kostos së jetesës nuk po përballojnë as shpezimet mujore për ushqim.

“Me 88 lijë lekë çfarë të bëj?”

“Si buka, bulmeti edhe uthulla nga 20 në 30, një ngritje shumë e madhe për pensionistët e invaliditetit.”

“Çmimet janë ngritur sa më s’ka dhe lekë nuk kanë njerëzit. Kanë borxhe. Në lagjen time, tjetri inxhinier dhe më tregoi listën”.

Për pushtetarët, sipas qytetarëve 10 apo 20 lekë mund të jenë pak, por për njerëzit e thjeshtë kostoja bëhet e papërballueshme.

Konsumatorët hedhin dyshime se kjo situatë po krijohet nga abuzimi me çmimet.

“Ka shumë abuzime, duhet kontroll nga shteti sa e merr dhe sa e shet. Të gjithë produktet, makarona, vaj apo bukë”.

Nga një vëzhgim i kryer nga Ora News dhe konfirmuar nga qytetarët, vihet re se produktet bazë që kanë pësuar rritje me 10-30 lekë janë mielli, vezët, makaronat, orizi, qumështi dhe bulmetrat ndërkohë që qytetarët mendojnë se ky ndryshim çmimesh është i paarsyeshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu