BE, 5.7 mln euro ndihmë Shqipërisë për regjistrimin e pronës, Soreca: Reformë vendimtare për integrimin

0

Bashkimi Europian do të ndihmojë me 5.7 mln euro Shqipërinë, për regjistrimin dixhital të pronave.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, në një postim në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës dhe programi i iniciuar prej tyre, “BE for Property Rights” do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja.

Sipas Sorecës, regjistrimi i pronave është një reformë vendimtare për integrimin e Shqipërisë.

“Falë ndihmës nga BE , Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi “BE for Property Rights” do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë”, shkruan Soreca.

5.7 milion € do do të investohen për përmirësimin e cilësisë së të dhënave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu