Ky është minatori 61 vjeçar që prej disa orësh i bllokuar në minierë (FOTO)

0

Vijon prej disa orësh puna për shpëtimin e 61 vjeçarit Muharrem Plaku, minatorit që ka ngelur i bllokuar që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në një minierë.

61 vjeçari punonte prej 8 vitesh në këtë minierë, teksa ende nuk dihet asgjë për fatin e tij, ndërkohë që po punohet për pastrimin e mineralit të kromit që ka bllokuar minatorin.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi avari i shpëtimit nga Tirana, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu