Milani luan në Champions për herë të parë pas 7 vitesh/Pipo Inzaghi: Mezi pres të kthehem në San Siro

0

Dueli mes Liverpulit dhe Milanit bën nostalgjik një personazh të njohur të futbollit botëror që ka përjetuar si protagonist dy sfidat e mëparshme në Ligën e Kampioneve mes skuadrave.

Pipo Inzagi, doli i humbur nga e para, por u hakmor në mënyrën e tij te e dyta duke i dhënë suksesin me 2 gola Milanit në finalen e vitit 2007.

“Shpresoj të shkoj në “San Siro” pasi më sjell kujtime të pabesueshme. Një ndeshje që vlen të gjithë karrierën, ndeshjen e jetës time.

Milani kthehet të shkelë në skena që meriton dhe në një moment kur është një skuadër e vërtetë që mund të thotë fjalën e saj edhe në ndeshje si kjo, edhe pse kundërshtari është ndër më të padëshiruarit e mundshëm. Nga këto ndeshje mund të rritesh e mësosh siç ndodhi vitin e kaluar kundër Mançesterit në Ligën e Europës. Shpresoj që Milani të bëjë mirë dhe kështu përmirësohet ndeshje pas ndeshje”, tha Inzagi sot para ndeshjes, duke kujtuar atë periudhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu