Ushtarët francezë vrasin udhëheqësin e grupit të Shtetit Islamik në Sahara

0

Franca ka thënë se ushtria e saj e ka vrarë udhëheqësin e grupit ekstremist Shteti Islamik në Sahara.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Adnan Abu Walid al-Sahrawi “u neutralizua nga forcat franceze”.

“Ky është një sukses tjetër i madh në luftën tonë kundër grupeve terroriste në Sahel”, tha Macron përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Franca nuk njoftoi për vendin dhe kohën se kur u vra al-Sahrawi.

Shteti Islamik në Saharanë e Madhe vepron në ish-kolonitë franceze të Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu