Basha replikon me Ramën: “Politikë e vdekur”

0

Gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama, kreu i PD Lulzim Basha replikoi disa herë nga vendi. Teksa Rama po prezantonte objektivat për Shëndetësinë, Basha e cilësoi këtë “politikë të vdekur”.

Rama vijoi fjalën e tij pa e ndërprerë, ndërkohë kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen Bashës të mos flasë nga vendi.

“Ky do jetë mandati i një faze të re në shëndetësi që do ketë në focus autonominë spitalore, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e forcës goditës ndaj ryshfetit. Kjo ishte fjala ime e gjatë por shumë më e shkurtër nga sa duhet të ishte.

Shpresoj që me mbështetjen e shqiptarëve kudo ku janë dhe me pasionin dhe durimin do ta realizojmë duke punuar tre herë më shumë në këtë mandat të tretë historik.  Shumë faleminderit”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu