Endira Bushati: Bashën e mbështetën se e donte Berisha

0

Në një intervistë për RTV Ora, ish-anëtarja e kryesisë së PD-së, Endira Bushati u shpreh se ka pasur sondazhe përgjatë kryesimit të Bashës në PD, ku gjithmonë ka kryesuar dhe i preferuari ka qenë Berisha.

Ajo tha se demokratët e kanë pranuar zotin Basha sepse kanë menduar se atë e do Berisha dhe në momentin që ikën kjo garanci, Basha nuk është më kreu i PD-së.

Bushati: Ka pasur sondazhe që kanë dalë ku në fakt, përgjatë kryesimit të Bashës në PD, gjithmonë ka kryesuar dhe i preferuari ka qenë Berisha. Prandaj besoj se mbështetja për Berishën në PD do të jetë e madhe. Ka një reagim publik kundër vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën. Kjo është një betejë brenda shtëpisë.

Demokratët e kanë pranuar zotin Basha sepse kanë menduar se atë e do Berisha. Në momentin që ikën kjo garanci, ne jemi sot dëshmitar që Basha nuk është më kreu i PD-së, me atë vendim që mori. Berisha e quajti pabesi veprimin e tij. Basha nuk ka më forcën që të përballet me askënd, qoftë edhe me vetë grupin parlamentar të PD-së.

Bushati shtoi se Basha humbi zgjedhjet, tha se ishte një masakër zgjedhore dhe kaq, por më pas u zhduk edhe pse tha se tani fillon lufta.

Bushati: Basha humbi zgjedhjet. U tha se ishte një masakër zgjedhore dhe kaq. Basha u zhduk edhe pse tha se tani fillon lufta. Më pas u zhduk dhe në mënyrë krejt të beftë shpalli zgjedhjet për kryetar e organet drejtuese të partisë. Në fakt zgjedhjet duhet të mbaheshin në fund të korrikut, por ai i bëri në qershor. Më pas ai doli të enjten, një ditë para kuvendit duke dhënë atë vendim që dha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu