Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës e cila do të transmetohet në orën 18:00.
Ndërkohë, në një proncim të shkurtër nga intervista, ajo ka folur në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kim shprehet se kur Sekretari i shtetit përcakton dikë për korrupsion domethënës kjo është shumë e dukshme dhe nuk ka vend për habi.
Yuri Kim: Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dha ata që thonë që janë të habitur, nuk po tregohen shumë të sinqertë.
Deklarata e ambasadoret amerikane vjen në një moment kur Berisha nis turin e tij në PD-së, kundrejt vendimit për ta përjashtuar nga grupi parlametar të PD-së.