Zana Çela lë jashtë inagurimit të “TKOB” të madhen Inva Mula: Nuk i kishte dërguar ftesë, Placido Domingo kërkoi ta takonte

0

Mbrëmjen e djeshme Teatri Kombëtar  i Operas dhe Baletit u inagurua dënjësisht në ceremoninë e zhvilluar ku në skenë u ngjitën emra të mëdhenj të operistikës botërore si tenori Placido Domingo dhe sporanoja Ermonela Jaho.

Prania e ministrave dhe ish-ministrave dhe mungesa e figurave të njohura të artit ishte ajo çka ra në sy gjatë ceremonisë së djeshme.

Burime për mediat kanë bërë me dije se sopranoja e madhe, Inva Mula nuk ishte e pranishme në ceremoninë e inagurimit pasi nuk kishte marrë një ftesë nga drejtoresha e Teatrit Kombëtar dhe Operës e Baletit, Zana Çela

Mungesa e Mulës ishte vënë re edhe nga tenori Placido Domingo i cili gjatë shfaqjes kërkoi që të takonte sopranen.

Këte detaj e ka bërë me dije vetë gruaja e tenorit gjatë vizitës së saj ditën e sotme në Presidencë aty ku dhe bashkëshorti i saj, Domingo u dekorua nga presidenti Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu