Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Prishtinë, pasi kishte vjedhur 15 çokollata në një market. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vlera e çokollatave të vjedhura ishte 50 euro.
“Me datën 16.09.2021 është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, për shkak se në një market kishte vjedhë 15 çokollata vlera e tyre 50 euro.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- njofton policia.





