Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë këngëtarin shqiptar, Ermal Meta, i cili prej disa ditësh ndodhet në Tiranë për të nisur turin e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se Ermal Metës i ra rruga nga zyra e tij ku u ndal për një bisedë të këndshme.
Gjithashtu kryeministri përveç bisedës së këndshme që kanë zhvilluar nuk ka lejuar që Meta të largohej duarbosh nga zyra e tij, pasi i dhuroi librin me punimet e tij.
“Super ERMAL META e nis turin nga Tirana drejt Italisë
Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.






