SPAK: kërkoi rinisjen e hetimeve për Gërdecin, Gjykata shtyn seancën: Harruam të njoftonim Fatmir Mediun!

0

Ditën e sotme është shtyrë vendimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mos njoftimi i ish-ministrit për seancën që do të shqyrtohej në dhomë këshillimi.

Seanca e radhës për Mediu nështë planifikuar të mbahet më 24 shtator në orën 10:00.

Dy muaj më parë, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për rifillimin e hetimeve për Fatmir Mediun, lidhur me tragjedinë e Gërdecit që shkaktoi 26 të vdekur e qindra të plagosur. Kjo ka bërë që SPAK të kërkojë në Apel rinisjen e hetimeve.

Shkalla e Parë vendosi në korrik 2021 që të mos riniste hetimet për Mediu, me arsyetimin se vepra penale ishte parashkruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu