Përdorën fjalor banal në klasë: ‘O zyshe je super p****’! Zbulohet shkolla ku ka ndodhur. Reagon drejtoresha

0

O zyshe je super p….. Zbulohet shkolla ku nxënësit përdornin fjalor banal ndaj mësueses së tyre.

Bëhet fjalë pë shkollën ‘Misto Mame” Tiranë.

Në një video të hedhur në Tik-Tok nxënësit përdornin një fjalor mjaft banal ndaj mësueses ndërkohë ajo bënte sikur nuk i dëgjonte.

Videoja ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale.

Ditën e sotme ka reaguar në një emision edhe drejtoresha e shkollës “Misto Mame” në Tiranë, Ariana Maçi. Ajo ka dalë në mbrojtje të mësueses, duke u shprehur se sjellja e nxënësve është pasqyrë e problemeve të prindërve.

Sipas saj, në shkollë fëmijët “hyjnë e dalin si pëllumba”, teksa shtoi se prindërit marrin njoftime çdo ditë sesa orë ka qenë fëmija i tyre në shkollë.

“Kjo nuk është qasja e shkollave tona. Në shkollat tonë hyjnë e dalin fëmijë si pëllumba. Sjellja e fëmijës është pasqyrë e problemeve të prindërve. Ne komunikojmë çdo ditë me prindërit e fëmijëve. Çdo fëmijë sot kur ka vajtur në shtëpi, babai ka lexuar në telefonin e tij sesa orë ka qenë në mësim fëmija”, u shpreh ajo.

Por megjithatë fenomeni është mjaft kompleks dhe kërkon ndërhyjen e mjaft aktorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu