Kush është “KAPO” shqiptar në Itali: U kap me 36 kg kokainë të fshehur në sedilje të makinës

0

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap duke transportuar me makinë nga Francë për në Itali 36 kilogramë kokaine.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Norend Kapo, banues në Pesaro.

Mediet italiane shkruajnë se operacioni anti-drogë është zhvilluar në zonën kufitare Morgex mes Italisë dhe Francës.

48-vjeçari u arrestua në Morgex pasi gjatë kontrollit në makinë u dyshua se ai mund të kishte lëndë narkotike. Pas kontrollit u zbulua sasia e lëndës narkotike, të cilën shqipatri e kishte fshehur në sediljen e shoferit dhe pasagjerit.

Tashmë Norend Kapo akuzohet për posedim dhe trafik droge, ndërsa rrezikon deri në 20 vite burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu