Basha tha se nuk do të ndalen/ Flamur Noka: Pse nuk u trembe nga SHBA-të kur të thanë ty se do të shpallim non-grata?!

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka shpërthyer keq kundër Lulzim Bashës, të cilit i ka përmendur një kërcënim të bërë nga SHBA-të në vitin 2019 kur PD vendosi të heqë dorë nga mandatet.

Flamur Noka thotë se SHBA-të e kanë paralajmëruar Lulzim Bashën se do ta shpallnin non-grata vetë atë dhe Basha përsëri vendosi që të mos binte pre e presionit.

I ftuar në Abc, Flamur Noka ngre dyshime të forta që Lulzim Basha ka përjashtuar Berishën nga grupi i PD-së vetëm për interesa personale.

“Çështja është tek vullneti tek strukturat. Edhe PD ka institucionet e saj. Për sa kohë nuk respekton kushtetutën e forcës tënd politike me çfarë do e fitosh besimin e shqiptarëve. Është sjellë si një autokrat. E ka dërrmuar statutin dhe ka shkelur me këmbë institucionet e forcës politike që ai i di dhe mund të jenë personale. Basha duhet të sqarojë demokratët. Pse kur dogji mandatet nuk iu bind presionit apo sugjerimit apo rekomandimit të SHBA. Ka qenë presion i madh i njëjti me këtë që është bërë pse nuk iu bind presionit? Kur nxori në rrugë mbi 30 mijë nën punës të shteti dhe bojkotoi zgjedhjet lokale. Pse kur kishte interes të tij në lartësimin e emrit. I është thënë se do shpallesh ti “non grata” dhe forca e PD do shpallet forcë e dhunshme. Nuk i pyeti për interesa të tij. Pse e bën një gjë të tillë tani? Sot kam dëgjuar kolegë që i bëjnë avokatin Bashës. Ishin kundër. Në rast se ti merr një vendim kundër shumicës e ke të pamundur që ta përfaqësosh shumicën. Duhet të jepte dorëheqjen”, tha Noka.

Në të njëjtën linje me Berishën, edhe Flamur Noka kërkon referendum, pikë që sipas tij e ka hequr Basha nga statuti.

“Ne kërkojmë referendum pa diskutim. Nuk dua ti hyj që referendumi ka qenë një pikë dhe është hequr nga statuti, nuk dua t’i hyj që është e paramenduar. Mekanizmat janë; e para ne kërkojmë referendum, por si do të arrihet? Do të mblidhet Kuvendi kombëtar do të bëjë ndryshimin në statut, për të sanksionuar referendumin. Dhe sovrani është ai që vendos. Kuvendin do ta thërrasë ¼ e anëtarësisë” tha ai.

Në fund, Noka sqaroi edhe lajmet në media se debati mes tij dhe liderit të PD-së për vendimin e përjashtimit të Berishës kishte shkuar deri në përplasje fizike.

“Jo. Mediat e qeverisë për të banalizuar debatin e brendshëm u munduan ta kanalizojnë kështu. Ka qenë një debat konstruktiv, edhe terma miqësor, por këto që po them janë thënë, sepse po përçahet partia. Partia po lëngonte nga 25 Prilli, dyfish nga shpallja “non grata” e Berishës dhe i kam thënë se me këtë vendim e vrave partinë” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu