Aksident i rëndë në Lezhë-Milot, mjeti merr para burrin që udhëtonte me biçikletë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur rrëth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush.

Burime bëjnë me dije se  mjeti me drejtues shtetasin A.L.,  ka  përplasur një biçiklist ende të paidentifikuar, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i automjetit po shoqerohet në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu