
Prej ditës së sotme, 20 shtator 2021, Italia nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid.
Vendimi i firmosur nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza informon se doza e tretë e quajtur doza shtesë do të nisë për personat që kanë një imunitet të dobët e shëndet të brishtë.
“Një hap përpara për t’i dhënë mbrojtje atyre që kanë një sistem imunitar të dobët”, është komenti i bërë nga Mininistri i Shëndetësisë Roberto Speranza.
Deri më sot në Itali janë kryer mbi 82 milionë doza vaksine anti-Covid.
Mbi 42 milion persona mbi 12 vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinës e baraz me mbi 81% të popullsisë e mbi 40 milionë kanë kryer ciklin e dy dozave.
Janë mbi 2.3 milionë adoleshentë në Itali, të grupmoshës 12-18 vjeç, që kanë marrë të dy dozat e vaksinës, e mbi 2.9 milionë kanë marrë vetëm dozën e parë.