Përfundojnë në Policinë e Vlorës ish Drejtori i Ujësjellësit të Vlorës Shkëlqim Leskaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë.
Konflikt gjatë mbledhjes së drejtuesve të bashkisë dhe Ujësjellësit. Mësohet se sot, me kërkesë të kryetarit të Bashkisë ishte thirrur mbledhje me këta të fundit. Pas mbledhjes situata ka agravuar, kur ish kreu i ujësjellësit, i cili ka dhënë dorëheqjen disa javë më parë nuk ka pranuar të lirojë zyrën. Sipas burimeve Leskaj nuk ka pranuar të iki nga detyra.
Në komisariatin e Vlorës edhe kryebashkiaku. Për të sqaruar situatën. Burime nga policia, Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskaj për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit. Leskaj ka dorëzuar dorëheqjen në datën 6 gusht.
“Mësohet se ka pasur një konflikt verbal me tone të larta. Janë shoqeruar në polici, përfshirë Leskajn dhe Dritan Lelin. Të gjithë ndodhen në komisariat për të sqaruar ccështjemn. Ai nuk ka pranuar të lirojë zyrën, pasi ka pasur një vendim të dyshimtë. Kjo ka sjellë edhe konfliktin në fjalë. Zërat kanë folur për një dorëheqje thuajse të detyruar, pasi janë konstatuar disa shkelje të rënda. Konflikti ka ndodhur brenda zyrave të ujësjellësit”, raportoi gazetarja Afrovita Hysaj.