Në pranga shqiptari në Itali/ Qentë anti-drogë i gjejnë në makinë 6.5 kg heroinë

0

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë Italiane.

Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se, 38-vjeçari ishte duke ecur me makinën e mbushur me 6.5 kg heroinë në makinë.

Karabinierët e ndaluan të riun se ishte duke drejtuar mjetin me shpejtësi të lartë, në një autostradë në Rimini. Por pas kontrolleve nga qentë anti-drogë, u zbulua sasia e drogës.

Gjithashtu nga kontrolli i autoriteteve, rezultoi se 38-vjeçari shqiptar kishte disa precedentë penal.

 

 

Ai rezulton të jetë arrestuar disa herë për shpërndarje dhe përdorim droge, shkruajnë mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu