Pas makinave të djegura në Selenicë, në pronësi të shtetasit Tomorr Karçani, mjeti i tretë është gjetur i djegur në lagjen Kushtrimi në Vlorë, pranë tregut të Mallrave.
Burime bëjnë me dije se makina e djegur është në pronësi të shtetasit Blerim Derraj. Makina tip Renault me targë AA 975JJ.
Ngjarja dyshohet e qëllimtë, njësoj si dhe djegia e makinave në Selenicë.
Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar nëse dy ngjarjet lidhen me tyre, ndërkohqë që hetimet vijojnë.
Asnjë prej pronarët e mjeteve nuk janë emra të njohur për lidhje me krimin apo precedentë të njohur penal.