Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, përplasen 4 makina

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Rinasit.

Sipas informacioneve më të fundit, 4 makina janë përfshirë në një përplasje të fuqishme ku një prej tyre është një autoshkollë.

Ende nuk dihen nëse ka të lënduar, ndërsa si pasojë e aksidentit është bllokuar krahu i rrugës që të çon nga Rinasi drejt Tiranës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu