Burg për 25-vjeçarin shqiptar në Greqi. Publikoi në faqe por..grafike videot intime me të dashurën e mitur

0

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me katër vjet burg në Greqi, për shkak se publikoi video intime në faqe pornografike me ish të dashurën e tij greke. Për më tepër, e dashura e tij ishte e mitur. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, mësohet se ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar, ndërsa sot u mor vendimi nga gjykata e Volosit. Gjatë seancës ishte e pranishme edhe vajza e cila kishte patur lidhje me shqiptarin që prej vitit 2015.

Ajo deklaroi: Që kur u ndamë filloi makthi, pasi ai posedonte videot me momentet tona intime. Ai më siguroi se askush nuk do t’i shihte. E doja dhe kisha besim “të verbër” dhe ai më tha se më donte.
Megjithatë dashuria tyre u ndërpre në mes, dhe për t’u “hakmarrë” ndaj saj, shqiptari i ka përdorur videot si shantazh dhe se do t’i shkatërronte jetën. Vajza bëri me dije se në kohën kur janë bërë videot, ajo ishte 16 vjeç dhe ish-i dashuri i saj i ka publikuar ato në një faqe pornografike. Ajo u shpreh e pasigurt dhe e frikësuar gjithshtu në lidhje me të ardhmen e saj, ndonëse shqiptari u dënua me katër vjet burg.

Burimi: protothema |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu