Pesë të rinj janë arrestuar nga policia e Bulqizës prë kultivim kanabisi. Finalizimi i hetimeve 3 mujore çoi në pranga shtetasit Urim Murati, 33 vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë dhe Edison Burgu, 24 vjeç; Mirjan Burgu, 29 vjeç; Bernard Sallaku, 28 vjeç; Erblin Sallaku, 28 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.
“Bazuar në informacione dhe prova të mbledhura gjatë një hetimi 3-mujorë, ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’, në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë” njofton policia.