Pecorelli deklaroi se ishte ndihmuar nga një prift shqiptar për të shkuar në Medjugore

0

Në media qarkulloi lajmi se biznesmeni Davide Pecorrelli i cili u gjet i gjallë 9 muaj pasi inskenoi vdekjen e tij në Pukë u ndihmua nga prift në Pukë për të shkuar në Medjugore.

Nisur nga kjo ,Fax News ka kontaktuar në bisedë telefonike me të vetmin prift të Pukes , Dom Zef Markun i cili i indinjuar mohoi kategorisht të ketë lidhje me këtë ngjarje . Gjithashtu Marku u shpreh se do hedhe ne gjyq te gjithë ato qe kanë bërë shpifje të tillë duke dëmtuar imazhin e tij.

Sipas dom Zefit kjo eshte nje akuze e rendë e pabazuar në fakte , për më tepër e hedh poshtë duke e argumentuar me faktin që një prift shqiptar nuk ka sesi të ketë lidhje me fretërit e medjugores tek të cilët thuhet se Pecorrelli ka qëndruar atje .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu