Balla është shprehur se ky është një mesazh për të gjithë publikun për të mbrojtur nga Cvoid. Sipas tij të gjithë duhet që të respektojnë masat dhe vendimet e Komitetit të Ekspertëve.
“Ajo që dua të sqaroj është se pika më e rëndësishme që ka interes për publikun është që Kuvendi të vendosë një afat brenda së cilit në Kuvend nuk do të futet më asnjë deputet i pavaksinuar si një mesazh për publikun, nëse në bundestag dhe në parlamentin italian nuk futesh pa green passaport edhe këtu nuk duhet të futemi. Shqipëria është në situatën e një pandemie urdhri përkatës i ministres së Shëndetësisë që buron dhe nga fakti i OBSH ku jemi dhe anëtare dhe kuvendi duhet të jet shembull për vendimet dhe respektimet që merr komiteti i ekspertëve”, ka thënë Balla.