Prokuroria e Lezhës ka dërguar për gjykim dy personat nga Durrësi, të cilët u arrestuan në muajin dhjetor të vitit 2020-të me dy bomba me telekomandë. Dosja është dërguar në gjykatë pa zbuluar bazën e montimit të bombave dhe as porositësin e tyre.
Prokuroria e Lezhës ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të dy përsonave nga Durrësi, të cilët u arrestuan në dhjetor të vitit 2020-të me dy bomba me telekomandë.
Ndaj Erol Çiçit 33-vjeç dhe Maringlen Grudës 30-vjeç është ngritua akuza “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthuese dhe municionit” në bashkëpunim.
Dy të rinjtë u arrestuan mësditën e 3-dhjetori të vitit 2020 në hyrje të qytetit të Lezhës, pasi gjatë kontrollit në çantën e shtetasit Maringlen Gruda janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular.
Njëra nga bombat ishte me lëndë plasëse të llojit tritol dhe tjetra me dinamit.
Në zonën e Lezhës janë kapur edhe herë të tjera persona me bomba me telekomandë.
Në të gjitha rastet policia ka arrestuar vetëm transportuesit, ndërsa nuk është arritur të zbulohet baza e prodhimit të tyre dhe as porositësit, të cilët i blejnë bombat me telekomandë kundrejt shumave të ndryshme parash me qëllim për ti përdorur në atentate.