Pronarët e një objekti 3-katësh në Lezhë denoncojnë se rindërtimi i një pallati të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 në lagjen “Gurra” po cënon sigurinë e godinës. Ata shprehen se ndërtesa është në rrezik shembjeje, ndërsa Bashkia thotë se punimet po kryhen sipas lejes dhe ligjit urbanistik.
Rindërtimi i një pallati të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, po cënon sigurinë e një objekti tre katësh në këtë zonë, të paktën siç pretendojnë pronarët.
Siç mund të shihet edhe në këto pamje, godina ka pësuar çarje në disa vende.
“Të pyesësh inxhinierët urbanistike nuk është e lejueshme që të lëshosh kat dhe ti afrohesh objektit. Ai ka ngritur kat dhe i është afruar objektit tim. Pallati i ri është 5 metra e ca, mendoj ta ketë pasur 10,5.”