( VIDEO) Situata e tensionuar në veri – serbët provokojnë policët e Kosovës me këngë nacionaliste

0

Në ditën e pestë të protestës në Jarinje, situata po vazhdon të jetë e qetë dhe pa ndonjë incident.

Tashmë është bërë edhe ndërrimi i Njësive të Policisë së Kosovës. E gjatë kohës së ndërrimit të njësive, serbët kanë dëgjuar këngë nacionaliste.

Rruga vazhdon të jetë e bllokuar dhe vërehet numër dukshëm me i vogël i protestuesve ndërsa më i madh i atyre që kalojnë kufirin këmbë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë e pozicionuar përgjatë kufirit, duke mbajtur nën kontroll situatën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu