Thjesht donin t’i fusnin frikën… Stresi tregon: Si ndërmjetësova me vëllain e Fabios të lironte Kozakun

0

Mbrëmjen e djeshme bëri bujë pengmarrja Live në Instagram e Kozak Braçit, i njohur si mbreti i Instagramit. Disa djem të rinj, njëri prej tyre i identifikuar si vëllai i Fabio Dushkut, doli Live në Instagramin e reperit duke e detyruar t’i kërkonte falje.

Reperi Stresi miku i ngushtë i Fabio Dushkut dhe Kozak Bracit, dy personave që janë të përfshirë në një konflikt, ka rrëfyer se ky i fundit u ka kërkuar djemve ta lëshojnë, duke i bërë thirrje të gjithë personave publikë të mos ofendojnë nga familja, teksa shton se faji ka qenë i Kozakut pasi “ai i ka ofenduar familjarisht!”.
Deklarimi i Stresit: ‘Fabio Dushku nuk është njeri i Intagramit dhe se po vuan dënimin prej 13 vitesh në burgun e Kordhalos në Greqi. Ndërsa Kozakun e kam në lagje. Instagrami po i prish njerëzit. Nuk duhet ta trashim dhe ta deformojmë situatën. Nuk duhet sharë shqiptari në publik. Shqiptarit nuk duhet t’i preket familja sepse është e ditur çfarë e pret. Kozaku është një djalë që interviston VIP-at në Instagram dhe ka audiencë t♪ pathyeshme ndaj ka influencë të madhe tek fansat.’joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu