Do të bënte lojë duke futur gjarprin në gojë, ai e kafshon dhe vdes (VIDEO)

0

Një burrë në Rusi vdiq pasi një nepërkë të cilën ai po e gëlltiste ia kafshoi gjuhën, dhe kjo shkaktoi një reagim të tmerrshëm alergjik. Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, videoja tregon momentin kur 55-vjeçari ishte duke e vënë nepërkën në gojën e tij për të kryer një lojë për shokët e punës në një fushë shalqiri në rajonin e Astrakhan.

Raportimet thonë se burri e kishte vënë dy herë më parë nepërkën në fyt, por në përpjekjen e tretë, të parë në video, gjarpri i pickoi gjuhën.

Megjithëse gjarpri është helmues, kafshimi i tij zakonisht nuk është vdekjeprurës për njerëzit.
Por disa orë më vonë, fermeri i paidentifikuar u shtrua në spital dhe u diagnostikua me çrregullimin “edema Quincke”, pasi gjuha dhe fyti i rij ishin fryrë për shkak të një ‘reagimi alergjik’.

Ai u raportua se kishte pësuar shok apo goditje anafilaktike. Përpjekjet e mjekëve në spitalin e rrethit Kharabalinskiy nuk arritën ta shpëtonin atë. Raportet thanë se gëlltitja e gjarprit është një ‘truk’ popullor në atë vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu