“Do ngulim të dyja këmbët në PD me në krye Berishën”, mbështetësi: Yuri Kim nuk e mohon dot historinë

0

Një mbështetës i zotit Sali Berisha nga Foltorja e Vlorës u shpreh se një zonjë e nderuar, duke ju referuar ambasadores Kim nuk mund ta vërë PD-në në rresht. Ai u shpreh se demokratët do t’i ngulin të dyja këmbët në të kaluarën e PD-së me në krye Sali Berishën.

“Një zonjë e nderuar e një shteti të madh nuk e vë dot në rresh PD, një zonjë e një shteti të madh nuk e mohon dot historinë e lavdishme të PD-së dhe të thotë mos e mbani një këmbë nga e kaluara. Unë i them në emër të miqve të mi, ne do ngulim të dyja këmbët në të kaluarën e lavdishme të PD me në krye Sali Berishën,” tha mbështetësi i zotit Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu