Dëshmia e të plagosurit në Theth, 47-vjeçarit Gëzim Ndrezajt.
I shtrirë në tokë dhe i plagosur në këmbën e djathtë, Ndrezaj tregon se me autorin ishin konfliktuar për arsye banale. Ai thotë se autori i ka kërkuar që të bëj një punë, ndërsa ai s’ka pranuar pasi nuk ka pasur mundësi.
Në këtë moment, sipas 47-vjeçarit, autori, i cili ishte me një makinë, ka nxjerrë automatikun dhe e ka qëlluar një herë në këmbë. Ai thotë se ka pasur vetëm një të shtënë si dhe shton se autorin e njeh, pasi është banor i zonës.
“Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë”, thotë i plagosuri.
Raportohet se i plagosuri punonte si murator. Dyshohet se konlfikti mes tij dhe autorit ka ndodhur për prishje pazari. Policia ka mundur ta identifikojë autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.