Mjafton një fitore në derbi për ti dhënë sezonit një tjetër rrjedhë. Maurizio Sarri “pushton” Romën, thyen “armikun” e tij të përbetuar Jose Mourinho në një 90-minutësh fantastik duke fituar derbin e tij të parë në kryeqytet. Për fat të keq ky derbi pa si protagonist vetëm një nga tre shqiptarët, Elseid Hysaj ndërsa Strakosha dhe Kumbulla qëndruan në stol.
Milinkovic-Savic kaloi Lazion në avantazh që në minutën e 10-të ndërsa Pedro nëntë minuta më pas dyfishojë shifrat.
Sulmuesi spanjoll bëhet lojtari i tretë në histori që arrin të shënoj në një derbi me të dy ekipet.
Në fundin e pjesës së parë ishte Ibanez që ngushtojë shifrat në 2-1.
Në pjesën e dytë Andreson dërgoi Lazion në avantazh të dyfishtë ndërsa Veretout në të 69-tën vetëm sa rihapi sfidën nga pika e bardhë e penalltisë.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me Lazion që fiton derbin e parë sezonal në shifrat 3-2.