Arrestohet shqiptari në Itali/ Iu gjet drogë dhe pistoletë në banesë

0

Një i ri shqiptar u arrestua mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë pasi iu gjet 100 gramë kokainë.

Ka qenë një efektiv i karabinierëve i cili e ka pikasur të riun jashtë banesës së tij duke u sjellë çuditshëm.

Sipas mediave italiane, efektivi i policisë nuk ishte në turn, dhe dalloi shqiptarin teksa qëndronte poshtë banesës së tij. Kur shqiptari u ngjit në banesë, efektivi lajmëroi përforëcimet.

Kur mbërriti policia, efektivët krye një kontroll fizik ku i gjetën një qese me 100 gramë kokainë. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe një pistoletë pa leje.

Karabinierët arrestuan shqiptarin i cili më pas u dërgua në burgun “Nerio Fischione” në Brescia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu