Alarm në gjykatën e Greqisë/Evakuohen gjyqtarët dhe punonjësit e tjerë

0

Gjykata e Selanikut në Greqi është evakuuar mëngjesin e sotëm pas një telefonate kërcënuese që dha alarm për bombë.

Mediat greke bëjnë me dije se thirrja është bërë pak para orës 09:00 të mëngjesit në numrin 3-shifror të urgjencës, 112.

Forcat e policisë kanë mbërrutur në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë të gjithë ambientet e gjykatës, dyert e të cilës po qëndrojnë të mbyllura. Ndërkohë që është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve në zonën para gjykatës deri në verifikimin e plotë të situatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu