U qëllua me automatik dhe rrezikon të humbasë këmbën: Flet muratori 47 -vjeçar

0

Gëzim Ndrezaj që u plagos me armë zjarri të dielën, ndodhet në trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës, ku ka bërë edhe operacionin në këmbë për nxjerrjen e plumbit. Fax News kontaktoi me 47-vjeçarin ku shpreh ndrojtjen se mund të rrezikojë humbjen e këmbës. Ai ka rrëfyer edhe dinamikën e ngjarjes së rëndë që u regjidtrua në Theth ku dyshohet se është qëlluar me automatik nga shtetasi K.Ç (Fax News disponon emrin e plotë, ndërsa policia e Shkodrës ka dhënë vetëm një njoftim pas ngjarjes në të cilin thotë se është shpallur në kërkim). Ndreca shprehet se është murator, dhe se autori e ka qëlluar pas disa kërcënimeve ku i kërkonte me ngulm ti bënte disa punime në banesë pavarësisht se 47 vjeçari nuk ka pranuar.

“Zotnia është me probleme psikologjike. Po bëja punë në Thesh, ai erdhi më kërkoi ti bëja disa punime te shtëpia. Unë nuk isha dakord. Më kërcënoi, më tha nëse nuk punon tek unë do të të nxjerr nga Thethi dhe nuk do të dukesh më këtë. Pati një përplasje verbale, pas disa ditësh më zuri pritë, mori automatikun e më qëlloi. Mora një plumb në këmbë. Ia kam treguar policisë detajet dhe e ka shpallur në kërkim e po punon për kapjen e tij. Kam rrezik të humbas këmbën”.

Autori i ngjarjes ende nuk është arrestuar nga policia, ndërsa nuk rezulton person pa precedent penal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu