Prokuroria e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të.Organizuar kankërkuar 3 vite burg për ish kreun e Kadastrës Berat Ervin Nela i arrestuar në Shkurt të këtij viti për korrupsion në miratimin e lejeve të ndërtimit në këtë qytet.
Pas hetimeve të 9 mujore, SPAK ka dalë në përfundim se janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Ervin Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe rregjistrimin e titujve të pronësisë.