Ditën e sotme do të mblidhen 4 Komisione Parlamentare të cilat pritet të vazhdojnë punën e tyre në bazë të përcaktimeve nga kuvendi shqiptar. Por ajo çfar është e paprecedentë është fakti që për mbledhjet që do të zhvillohen deputetët e dy kaheve politike janë të ndarë në mënyrën sesi e mendojnë t’i zhvillojnë.
Kështu socialistët kanë kërkuar që mbledhjet të zhvillohen online si vitin e kaluar si masë kufizuese për ndalimin e përhapjes së pandemisë ndërsa deputetët demokratë kanë bërë të qartë se do të paraqiten fizikisht sepse nëse mbledhjet zhvillohen online, asgjë nuk do ishte e qartë për qytetarët.
Ky debat u zhvillua edhe në Kuvend javën e kaluar, ndërsa ditën e sotme nuk dihet sesi do të procedohet zyrtarisht por janë publikuar oraret e mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare.
Komisioni i Ligjeve, ora 10.30
Komisioni i Shëndetësisë, ora:11.00
Komisioni i Sigurisë, ora 11:30
Komisioni i Jashtem, ora:13.30