Fjala e Ursula Von Der Leyen:
“Do kisha dashur që fëmijët e mi të kishin qenë në një shkollë të tilla. Dua tju falenderoj juve dhe ekipin. Ky është një simbol i rëndësishëm pasi fëmijët janë e ardhmja jonë. Ne jemi miq jemi edhe partnerë , duam që Shqipëri të jetë në BE. Të gjitha detyrat Shqipëria i ka kryer. E di që ka qenë një rrugë e gjatë dhe tashmë jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë. Ky është borxhi që ne i kemi rinisë shqiptare që e shohin veten si qytetarë të BE. Më lejoni t’ju përgëzoj edhe për shpalljen e Tiranës si kryeqytetin europian të 2021.
Sigurisht së pari është rimëkëmbja nga pandemia dhe nga ana tjetër vaksinimin. Sa i përket vaksinimit, këtu ekipi Euro do të vazhdojë të qëndrojë krah jush. Skuadra BE ka dhuruar më shumë se 430 mijë doza në Shqipëri dhe vaksina të tjera do të vijnë. Vaksinimi do të na ndihmojë ta tejkalojmë pandeminë, duke rritur ritmin e vaksinimit. Kjo është një cështje që e dëgjojmë në BE dhe Ballkanin Perëndimor. Dua t’ju them se do ju ndihmojmë edhe me financimin në procesin e vaksinimit.
Më lejoni t’ju përgëzoj sepse Shqipëria është pjesë e BE për certifikatën Covid. Ky është një lajm i mirë pasi kështu qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirshëm në BE.”