Tremben në kampin “zikaltër”, ngec rinovimi me Barella

0

Rinovimi i Nicolo Barella është një nga objektivat prioritar të bordit drejtues të Interit. Mesfushori ishte një nga arkitektët e mëdhenj të sukesesit të Italisë në Evropian dhe së bashku me performancën e tij në Milano e bëjnë atë një lojtar shumë të lakmuar.

Kontrata e italianit skadon në vitin 2024, por lojtari dëshiron që paga e tij të përshtatet me rëndësinë e tij brenda skuadrës.

Sipas asaj që mësohet nga Italia, Barella kërkon që të paguhet të paktën sa Calhanoglu. Turku mbërriti këtë verë nga rivali i përjetshëm dhe paguhet 5 milion euro në sezon.

Tani për tani, bisedimet mbeten të bllokuara, mëgjithëse nga Milano mbeten optimist për të ardhmen e negociatave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu