Në kamera është kapur momenti i guximshëm kur një oficer policie në San Josë shpëtoi një burrë i cili ishte shofer i një makinë që po shkrumbohej.
Në videon e postuar në Tëitter shihet si flakët kanë përfshirë të gjithë automjetin dhe oficeri Pedro Garzia pa hezituar rrezikon jetën e tij dhe e tërheq shoferin nga makina qe po shkrumbohej.
Sipas mediave te huaja këto sekonda ishin vendimtare për jetën e të dyve por fatmirësisht shpëtuan të dy pa asnjë lëndim.
“Heronjtë ecin mes nesh. Nuk ka trajnim për një moment si ky. Ne e vumë jetën në rrezik për të shpëtuar të tjerët. Punë fantastike Oficer Garcia! ” postoi departamenti i policisë në Twitter.