ërballjet e magjishme, Juventus pret kampionët në fuqi

0

Luhen sot në mbrëmje ndeshjet e tjera të raundit të dytë të fazës së grupeve, ku spikat sfida e “Allianz Stadium” mes Juventusit dhe Chelseas. “Zonja e Vjetër” vjen në këtë përballje pas dy fitoreve radhazi në kampionatin italian që i ka rritur moralin.

Por skuadra e Massimiliano Allegrit nuk do të ketë në radhët e saj dy emra të rëndësishëm: Paulo Dybala dhe Alvaro Moratën, që u dëmtuan në sfidën me Sampdorian, ndërkohë që do të mungojë edhe Ramsey.

Trajneri Tuchel nuk do të ketë në dispozicion dy pika të forta të mesfushës si Mason Mount dhe N’golo Kante, ky i fundit i prekur nga Covid-19, si dhe James dhe Pulisic. Do të jetë në fushën e lojës Jorginho për të marrë në dorë frenat e repartit të mesfushës.

Një ndeshje tjetër të merr shumë vëmendje është ajo mes Villarrealit dhe Manchester United, që do të luhet në “Old Trafford”, dy skuadra që u bënë protagoniste të finales maratonë të Europa League në sezonin e kaluar.

Skuadra e Solskjaer vjen në këtë sfidë pas humbjes befasuese të pësuar dy javë më parë me Young Boys, ndërsa Villarreali nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Atalantën. Kështu që në këtë përballje fitorja është jetike për të dyja këto skuadra, pasi mund të përcaktojë jo pak në rrugëtimin e tyre në Champions League këtë sezon.

Në ndeshjet e tjera, Barcelona do të luajë në Lisbonë ndaj Benficas për të marrë fitoren e parë, ndërkohë që Bayerni po në këtë grup do të luajë ndaj Dinamos së Kyiv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu