4 redbulla 44 paund, ja sa kushton një darkë në restorantin e Nusret Gokçe

0

Kuzhinieri Nusret Gokçe është kritikuar për çmimet marramendëse që ka në restorantin e tij në Londër, pasi një faturë u bë virale në rrjet.

I njohur si “Salt Bae”, Nusret hapi restorantin e tij të 15-të në Kinghtsbridge. Sipas “The Sun”, vetëm një biftek i shërbyer në restorantin e tij kushton plot 630 paund.

Përdoruesi i “Twitter”, Jamil Amin, ndau një fotografi të faturës me shkrimin: “44 paund për 4 Red Bull”. Postimi që grumbulloi mijëra pëlqime, u vërshua nga komentet e njerëzve që u shprehën të tronditur nga çmimet marramendëse në menu.

Një klient tjetër ka paguar më shumë se 1,812 paund vetëm për një darkë në restorantin luksoz. Artikulli i vetëm pa kosto në menu është çaji turk, i cili shërbehet falas. Fatura tregon se shërbimi për tetë klientë gjithashtu kushton plot 236.40 paund.

Restoranti i Nusret nuk i tregon çmimet në internet. Sipas burimeve, pavarësisht çmimeve, restoranti është i rezervuar për disa muaj dhe aktualisht nuk ka asnjë vend të lirë.

Gökçe vizitoi disa vende përfshirë Argjentinën dhe Shtetet e Bashkuara midis vitit 2007 dhe vitit 2010, ku punoi falas, në mënyrë që të fitonte përvojë si kuzhinier.

Pas kthimit në Turqi, ai hapi restorantin e tij të parë në Stamboll në 2010 dhe në 2014-ën një tjetër në Dubai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu