SPAK-u dekonspirohet edhe për burrin e një drejtoreshe lokale

0

Operacioni i SPAK në zyrat e drejtorisë së Arsimit në Dibër është dekonspiruar, dhe nuk është arritur që të shkohet deri te personat që do të merrnin rryshfetin.

Burime bëjnë me dije se shtetasi Halit Shehu, i cili kërkonte që të punësohej si mësues, kishte negociuar me shtetasin Fitim Farruku, shef i financës në këshillin e qarkut për të takuar burrin e drejtoreshës së zyrës arsimore Lulzim Dani, në mënyrë që ti jepte shumën prej 1 milionë lekësh.

Takimi mes Shehut dhe Danit nuk është realizuar, pasi dyshohet se dikush i ka lajmëruar ata që ishin në përgjime. Dani u la i lirë pas verifikimeve, ndërkohë që të vetmit të arrestuar janë Halit Shehu dhe Fitim Farruku.

Ajo që është alarmante në këtë histori është fakti se edhe një operacion i një niveli të tillë, nga fundorët për SPAK nuk është arritur që të përfundohet, pikërisht për shkak të dekonspirimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu