Janë dyfishuar numri i të vdekurve në Kosovë si pasojë e Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton për 4 humbje jete (dje 2), ndërsa janë konfirmuar 45 raste të reja të prekur me koronavirus.
Sot janë shëruar 298 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 154.191 qytetarë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
30 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës.
Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.380 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191
Në total numri i rasteve aktive është 2.928