Credins Bank mbështet INNVEST Summit 2021

0

Credins Bank është partner dhe sponsor kryesor i INNVEST Summit 2021 për të dytin vit, duke kontribuar për një aktivitet kaq të veçante të startup-ve, investitorëve, korporatave, drejtuesve e partnerëve, një aktivitet mjaft i rëndësishëm në fushën e inovacionit në Shqipëri i cili do të bëjë bashkë mbi 35 investitorë që do ndajnë historitë e tyre frymëzuese si dhe 10 ide inovatore që do të prezantohen përballë investitorëve engjëj.

Një event ku do ekspozohen inovacionet më të fundit të korporatave, si dhe një vendtakim ndërmjet startupe-ve dhe investitorëve për të krijuar një komunitet global të inovacionit dhe digjitalizimit.

Ky bashkëpunim është i lidhur ngushtësisht me objektivat strategjike të bankës Credins për një transformim drejt inovacionit dhe teknologjisë për të sjellë një mënyrë të re të përdorimit të bankës në linjë me ndryshimin e sjelljes konsumatore dhe zhvillimeve të vazhdueshme që po ndodhin sot në botë dhe duke e konsideruar adaptimin si një pikë kritike për rritjen e mëtejshme të biznesit tonë dhe për të ofruar cilësinë më të lartë të shërbimit ndaj klientëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu