Ditën e sotme në Shkodër është zhvilluar një protestë paqësore nga qytetarët dhe sindikalistë të cilët me pankarta në duar kërkojnë uljen e cmimit të energjisë dhe të cmimeve.
Në pankarta shkruhet “Ulni çmimin e energjisë”, “Ulni taksat”, “Stop Korrupsionit”, “Biznesi i vogël drejt falimentimit”etj.
Kjo protestë e tyre vjen pasi muajin e fundit jo vetëm vendi ynë por edhe rajoni apo vende të tjera të Evropës janë përfshirë nga një krizë e re energjitike. Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri është shtrenjtuar në një nivel që tejkalon mesataren e cmimit të mëparshëm, pra rreth dyfish më shumë.
Që prej muajit gusht e deri më tani vendi ynë ka blerë energji elektrike me çmime rekord që tejkalonin edhe 180 euro/MËh.
Sjellim në vëmendje se prej disa ditësh, në vendin tonë është vërejtur një rritje e konsiderueshme e karburanteve.