Policia nuk e gjen dot Adriatik Llallën, nisin procedurat për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar

0

Policia e Tiranës i është përgjigjur Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ku e informon se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është gjendur.

Në shkresën e saj, Policia bën me dije se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar.

Adriatik Llalla tashmë është i dënuar me 2 vite burg nga GJKKO për “fshehje e të ardhurave”, nuk ka marrë pjesë në seancat gjyqësore, por është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës.

Tashmë SPAK është i detyruar të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, menjëherë pas marrjes së shkresës nga policia.

Vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu