Një ditë para ndeshjes ‘së jetës’ me Poloninë, sulmuesi i Kombëtares infektohet me Covid-19

0

Lajm i keq për kombëtaren shqiptare. Sipas “Oversport”, sulmuesi Sokol Cikalleshi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Cikalleshi është izoluar menjëherë, duke shmangur kështu kontaktet me të tjerë. Ai do të humbasë automatikisht takimin e nesërm të kombëtares, ndaj Polonisë, në Air Albania.

Kështu, trajneri Reja merr lajmin e keq. Teknikut italian do i duhet të bëjë pa Çekiçin, i cili është i pezulluar dhe pa Gjimshitin, i dëmtuar. Sikur të mos mjaftonte kjo, listës i shtohet edhe Cikalleshi.

Shqipëria ka gurmbulluar deri më tani 15 pikë dhe nesër luhet një takim vendimtar për kualifikueset e Botërorit. Shpresojëm që gjithçka të shkojë mirë për djemtë tanë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu