“Ti nuk je poet”, gazetarja shqiptare ia thotë hapur Elhaid Cufit

0

“Fan Club” është rikthyer këtë sezon në ekran për të komentuar live gjithçka ndodh në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.

Protagonistë janë vetë banorët të cilët vijnë në “Fan Club» pasi kanë lënë shtëpinë dhe kësaj radhe ka qenë Elhaid Cufi si i eleminuari i parë nga ky reality show.

Ajo që mori më shumë vëmendjen ishte debati në studio mes ish-konkurrentit dhe Iva Tiços.

Kjo e fundit nuk ka ngurruar dhe i ka thënë troç se sipas mendimit të saj, Elhaidi nuk është poet, por një shkrimtar urban.

Nga ana tjetër, ai i është kundërpërgjigjur duke i thënë se këto kritika do t’i vlerësonte shumë nëse ajo do të kishte lexuar librat e tij.

Pjesë nga biseda:

Iva Tiço: Dashuria më e madhe në jetë është letërisa. Jam diplomuar në gjuhë-letërsi dhe nëse flasim pastaj për letërsinë, unë i bie që të bëhem pak cinike me Elhaidin nga kjo anë. Nuk e di nëse ju e quani veten poet, por të paktën të tjerët…

Nëse do të jetë poet Elhaidi, pastaj ça do të bëjë Borges-i?! I bie të kthehet përmbys në varr, por ndoshta për mua është thjesht çështje termash sepse kjo është një botë e madhe, ku ka vend për të gjithë dhe të gjithë mund të shkruajnë dhe të gjithë kanë lexuesit e vet.

Ajo që Elhaidi bën dhe që unë e çmoj dhe e komplimentoj është që ka gjetur lexuesin e këtij shekulli.

Lexuesi i këtij shekulli është një lexues krejtësisht tjetër, është lexuesi i smartphone-it që nuk hyn të lexojë një libër të gjatë, por që një citat është nxjerr thelbin e një libri dhe Elhaidi është i zoti.

Bravo të qoftë që me 7 fjalë të nxjerri thelbin e një libri. Për mua shkrimtar urban është një gjetje shumë e mirë. Nuk i kam lexuar librat e Elhaidit, por ata që qarkullojnë.

Elhaid Cufi: Unë do e kisha vlerësuar kritikën tënde nëse do të kishe marrë romanin “Pasqyrë” do e kishe analizuar dhe do të më kishe thënë ‘për këtë për këtë bën, për këtë, për këtë nuk bën’. Nëse do e kishe marrë librin “I varfën me zemër të pasun” dhe do të kishe analizuar tregimet dhe poezitë, stilin, metaforën etj etj do vlerësoja kritikën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu